Gjashtëmbëdhjetë shtete nga Evropa, mes tyre edhe Maqedonia, në kryeqytetin maltez La Valeta e nënshkruan Protokollin shtesë të tretë ndaj Konventës Evropiane për ndihmë të ndërsjellë në çështje penale, kumtoi Këshilli i Evropës, përcjell TV21. Konventa Evropiane për ndihmë të ndërsjellë në çështje penale është dokument nga viti 1959, qëllimi i të cilit është të mundësojë më shumë unitet mes anëtareve të Këshillit të Evropës, përmes vendosjes së rregullave të përbashkëta në fushën e ndihmës së ndërsjellë rreth lëndëve penale dhe çështjeve për ekstradim.