Kontrolle të jashtëzakonshme në objekte publike!

TË FUNDIT

I pari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski thotë se 90% të çerdheve, shkollave dhe objekteve tjera publike në vend janë kontrolluar në ditët e kaluara dhe se janë të sigurta për çdo vizitorë. Ai vlerëson se në opinion pa bazë është krijuar përshtypje se po bëhen kontrolle të tilla në këto objekte kohëve të fundit. Premtoi se këto ditë në opinion do të publikohen të dhëna se sa objekte të tilla ka në çdo komunë dhe sa kontrolle janë kryer deri më 31.12.2024, që të shihet se cila komunë ka qenë më e përditësuar në të kaluarën. Kontrollet e jashtëzakonshme kanë qenë nga më shumë sektorë.

Gjorgjievski e konfirmoi mendimin që tashmë dominon në opinion – se ligjet janë përgatitur ashtu, që të jetë e vështirë për tu bërë kontroll gjithëpërfshirës. Njoftoi se në seancën e zgjeruar të BNJVL-së ku kanë marrë pjesë edhe kryetarët e komunave më të mëdha, është dakorduar që të përgatitet rregullore për pajisjet urbane në nivel të gjithë shtetit.

Tani për tani parregullsitë rreth pajisjeve urbane që janë në pjesën më të madhe nga gastronomet objektet e të cilëve kanë terasa, nuk do të sanksionohen. Do të jepet afat prej një muaji që gjithçka të jetë sipas ligjeve dhe rregulloreve.
Janë paralajmëruar kontrolle edhe në ndërtesa, por nga BNJVL thonë se këtu kanë shumë kufizime ligjore dhe njerëzore, për shkak se në nivel lokal mungojnë së paku 40 inspektorë ndërtimorë, ndërsa pothuajse nuk ka fare inspektorë për banim. Por një pjesë prej gjendjeve reale varet edhe nga vetë qytetarët, të cilët me sjelljen e tyre i lënë hidrantët pa zorrë ose i mbyllin shkallët kundër zjarrit.