Në autostradën Kumanovë – Pika Kufitare “Tabanoc”, zyrtarët e policisë nga Stacioni i Policisë Sopot, më 27.06.2020 në orën 19:45 e kanë arrestuar F.SH (36) nga Shtipi, i dyshuar se kishte kryer veprën penale “kontrabandë të emigrantëve”.
Nga MPB-ja sqaruan se kur ata u përpoqën të ndalonin automjetin “Audi A6”, me targa të Manastirit, të drejtuar nga personi i raportuar, ai u largua nga vendi i ngjarjes.
“Pas një kohe të shkurtër, F.SH u arrestua dhe u vunë re 10 emigrantët në afërsi të linjës hekurudhore në vendin e quajtur Çiflik. Shtatë prej tyre ikën, ndërsa u arrestuan M.XH (23) nga Bangladeshi, A.A (30) nga Jemeni dhe M.A (29) nga Siria, të cilët më pas u vendosën në Qendrën e Transitit Tabanovcë, ndërsa F. SH u është dorëzuar zyrtarëve të policisë nga SPB Kumanovë për procedura të mëtejshme”, thuhet në kumtesën e MPB-së./MIA
