Konkursi për 155 punësime në Tetovë ende i hapur! Ankesat vonojnë procesin, pritet mbyllja brenda një muaji

TË FUNDIT

Konkursi për 155 të punësuarit në spitalin klinik të Tetovës ende nuk është mbyllur, pasi që ka pasur ankesa në shkallën e dytë nga kandidatë të tjerë. Sipas drejtorit të spitalit një pjesë e tyre është pranuar në punë, ndërsa pjesa tjetër pret vendimin përfundimtarë.

“Për konkursin 155 të punësuar në spitalin klinik të Tetovës në vendimin i kemi dhënë dhe presin dhe përfundimin e procedurave ligjore që të jepen edhe vendimet. Ashtu siç në dhjetor kemi dhënë 28 vendime pune për specializantët për në spitalin klinik të Tetovës të cilët tash më japin kontributin e tyre në këtë spital , ditën e hënë kemi dhënë edhe për dhjetë të punësuar në spitalin klinik të Tetovës në të cilën ka pasur ankesa por ankesat kanë qenë të pa baza”, tha Erzen Elezi – drejtor i Spitalit Klinik – Tetovë.

Sipas Elezit edhe pse ka ankesa, konkursi i njëjtë nuk do të përsëritet.

“Jo nuk kemi konkurs të ri. E kemi konkursin e njëjtë dhe vazhdon konkursi njëjtë. Kështu që realizimi besoj se për një muaj maksimum do të jetë i kryer”, shtoi Erzen Elezi – drejtor i Spitalit Klinik – Tetovë

Javë më parë në Tetovë ishte edhe ministri i shëndetësinë Azir Ailu, i cili tha se për shkak të zgjedhjeve ka pasur vonesa procedurale.

“Pjesa e parë mbaroi me sukses. E dini për shkaka të zgjedhjeve lokale u ndalën dhe pas zgjedhjeve filluan aty ku ishin ndalur. Drejtori këtë pjesë e mbylli me sukses dhe tash më mjekët dhe motrat medicinale janë pjesë e infrastrukturës shëndetësore në Tetovë dhe procedura e thirrjes së dytë është në proces dhe uroj që gjithashtu është në proces”, deklaroi Azir Aliu – ministër i Shëndetësisë.

Sipas drejtorit, janë të nevojshme punësime të reja në spitalin e Tetovës dhe ata kanë bërë kërkesë në planin vjetor që u është miratuar. Ai shtoi se nevoja për kuadër është e madhe pasi që 10 vitet e fundit në spitalin e Tetovës nuk janë dhënë vendime.