Konkluzionet nga Samiti i BE-së kushtuar Bjellorusisë

Must Read

ASH-AAA karton të kuq për zëvendësministrat? Abazi: S’kanë legjitimitet, do të punojnë vetëm për interesat partiake

Zëvendësministrat e rinj të propozuar nga Qeveria, nuk do të sjellin asnjë risi, por vetëm do të...

Bytyqi kundër Grubit dhe Zaevit, “Paratë publike nuk duhet të ndahen sipas përkatësisë etnike”

https://youtu.be/QVHD2o-kb-0 Propozimi i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi që të subvencionohen kompanitë...

Profesionet të ndryshme nga obligimet?! Zëvendësministrat të martën para deputetëve

https://youtu.be/KaiRwPjWwFY Në vend që të kenë fundjavë të lirë, deputetët do të...
- Advertisement -

Në konkluzionet e publikuara pas video-samitit të Bashkimit Evropian për krizën në Bjellorusi thuhet se BE-ja nuk i njeh zgjedhjet presidenciale, se Unioni është me popullin e Bjellorusisë dhe iu bën thirrje autoriteteve bjelloruse që të gjejnë mënyrë për daljen nga kriza pa dhunë dhe me dialog kombëtar gjithëpërfshirës.

Në tekstin prej tetë pikave bëhet e ditur se Këshilli Evropian me shqetësim gjithnjë e më të madh me kujdes e ndjek zhvillimin e ngjarjeve në Bjellorusi.

- Advertisement -

“Zgjedhjet e 9 gushtit nuk ishin as të lira e as korrekte dhe për këtë nuk i pranojmë rezultatet”, thuhet në deklaratën pas Samitit të BE- së.

Gjithashtu bëhet e ditur se populli i Bjellorusisë ka të drejtë që të vendosë për fatin e tij, ndërsa Këshilli Evropian shfaq solidaritet të qartë me bjellorusët dhe dëshirën e tyre për të drejta themelore demokratike.

- Advertisement -

BE-ja e dënon edhe “dhunën e tepruar dhe të papranueshme” ndaj pjesëmarrjeve në protesta dhe kërkon lirimin e të gjithë protestuesve të arrestuar. Unioni pret edhe hetim të plotë transparent për shkeljen e të drejtave themelore.

Në dokument theksohet edhe se BE-ja shumë shpejtë do të vendosë sanksione “kundër një numri të konsiderueshëm të individëve për dhunën, represionin dhe rezultatet e rreme në zgjedhje.

- Advertisement -

BE-ja në konkluzionet thotë se autoritetet në Bjellorusi e rrezikojnë progresin e realizuar në vitet e kaluara në marrëdhëniet bilaterale mes Brukselit dhe Minskut dhe se investimi i mëtutjeshëm në situatën do të ketë pasoja negative për marrëdhëniet e të dyja palëve.

“Iu bëjmë thirrje autoriteteve bjelloruse që të gjejnë mënyrë për dalje nga kriza dhe t’i japin fund dhunës, përshkallëzimit dhe dialogut gjithëpërfshirës kombëtar. Vetëm proces paqësor dhe demokratik i mbështetur nga mediat e pavarura dhe të lira dhe shoqëri të fuqishme civile mund të japë zgjidhje të qëndrueshme. Të gjitha palët, përfshirë edhe shtete të treta duhet të mbështesin një proces të tillë”, theksohet në konkluzionet.

BE-ja paralajmëroi edhe se do të vazhdojë ta ndjekë situatën dhe se është e gatshme që të kontribuojë për përfundim të krizës dhe se e mbështet edhe propozimin e OSBE-së për dialog në Bjellorusi.

- Advertisement -

ASH-AAA karton të kuq për zëvendësministrat? Abazi: S’kanë legjitimitet, do të punojnë vetëm për interesat partiake

Zëvendësministrat e rinj të propozuar nga Qeveria, nuk do të sjellin asnjë risi, por vetëm do të punojnë për interesat e tyre...

Bytyqi kundër Grubit dhe Zaevit, “Paratë publike nuk duhet të ndahen sipas përkatësisë etnike”

https://youtu.be/QVHD2o-kb-0 Propozimi i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi që të subvencionohen kompanitë private të cilat do të...

Profesionet të ndryshme nga obligimet?! Zëvendësministrat të martën para deputetëve

https://youtu.be/KaiRwPjWwFY Në vend që të kenë fundjavë të lirë, deputetët do të duhet t’i lexojnë biografitë dhe...

MPB “ruan” ish-ministren Jankullovska, Gruevski në Budapest, bashkëpunëtorët e tij më të afërt në burg

https://youtu.be/I-GFz2nm33w Përditshmëri e banorëve të rrugës “Dimçe Mirçev” numër 20, janë makinat policore, sepse vetëm 10 metra...

Jo të gjitha shkollat kanë kompjuterë dhe internet

https://youtu.be/l-Cg1Gf5xHo Ministria e Arsimit dhe Shkencës po informon drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme për llojin...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -