Banorët e Konjares sërish janë ngritur në këmbë.
Sot, pas orës 13 kanë bllokuar autostradën Milladinovc – Shtip.
Bllokada, siç bëjnë të ditur banorët ende vazhdon dhe ajo ka ardhur si rezultat sepse kompania sërish ka filluar gërryerjet në tokën pjellore.
Kjo pjesë e banorëve ka protestuar në disa raste, megjithatë, informacioni i fundit që është kumtuar nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, është se tashmë po përgatitet elaborat i ri nga një kompani gjeodezike./TV21
