Janë intensifikuar punimet për mbikëqyrje të punimeve për gërryerjen e tokës në Konjare të Mesme.
Për këtë, tashmë është angazhuar edhe një kompani gjeodezike, e cila e shoqëruar nga Inspektorati shtetëror për menaxhim me ujërat dhe inspektorati për punë teknike kanë realizuar inspektime në terren.
Qëllimi është të përpilohet elaborat gjeodezik, njoftojnë nga Inspektorati për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor.
“Për nevojat e këtij elaborati, kompania gjeodezike më 9 shkurt ka realizuar matje në terren. Ato janë realizuar në prani të Inspektoratit Shtetëror për menaxhim me ujërat dhe Inspektoratit shtetëror për punë teknike dhe me asistencë të pjesëtarëve të policisë, pasi përpjekjet paraprake ishin penguar nga ana e koncesioneri”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit, transmeton TV21.
Siç njoftojnë nga Inspektorati, nëse kompania arrinë t’i sigurojë në kohë të dhënat nga Drejtoria për hidrometeorologji dhe Enti gjeodezik, elaborati duhet të jetë gati për 2 javë.
“Kompania gjeodezike e autorizuar për analizë do të shfrytëzojë të dhënat zyrtare nga Drejtoria për hidrometeorologji dhe Enti gjeodezik. Nëse të dhënat hyrëse sigurohen në kohë, elaborati duhet të jetë gati më së voni për dy javë. Pas kësaj, gjetjet do të dorëzohen deri te Ministria e Ekonomisë dhe te Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për veprime të mëtutjeshme”, thonë më tej nga Inspektorati.
