Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy sot i është drejtuar Kongresit amerikan përmes një video-lidhje, përcjell TV21. Zelenskyy ka përmendur dy nga ngjarjet tragjike të për popullin amerikan, për të asocuar gjendjen aktuale në Ukrainë pas agresionit rus.
“Iu drejtova Kongresit amerikan. Kërkova të kujtohej Pearl Harbor. Mëngjesi i tmerrshëm i 7 dhjetorit 1941. Kur qiejt e tyre u nxinë nga avionët sulmues. Kërkova të kujtojnë 11 shtatorin. Një ditë e tmerrshme në vitin 2001, kur e keqja u përpoq t’i kthente qytetet amerikane në një fushë beteje. Kur u sulmuan njerëz të pafajshëm. U sulmuan nga ajri. Në një mënyrë që askush nuk e priste. Ua shpjegova se shteti ynë e përjeton këtë çdo ditë! Çdo natë! Për tre javë!”, ka shkruar Zelenskyy në mbishkrim të fjalimit duke shtuar se Ukraina kërkon mbylljen e qiellit mbi territorin e shtetit.
