Konfiskohet marihuanë, arrestohen tre dilerë nga rajoni i Ohrit

TË FUNDIT

Nëpunësit policor nga Njësia për tregti të palejuar  pranë SPB-së Ohër në koordinim me Sektorin për  tregti të palejuar me drogë, armë dhe materie të rrezikshme sot i kanë privuar nga liria K.A.(33), A.N.(33) dhe S.K.(33) nga Ohri, prejse gjatë bastisjes  në shtëpitë e tyre në fshatin Lakoçerej i Poshtëm, të  kryera me udhër  gjyqësor,  kanë gjetur dhe marrë marijuanë dhe  fidane të bimës kanabis sativa.

“Ata janë arrestuar  në stacionin policor dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rasteve kundër tyre  do të ngritet padi penale sipas nenit 215 të Kodit penal”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.