Konfiskimi i pronës që s’mund të dëshmohet se është fituar ligjërisht, Gërkovska: Miratimi i ligjit është i domosdoshëm

TË FUNDIT

Pamundësimi i disponimit me pronë për të cilën nuk mund të dëshmohet se është përfituar nga burime të ligjshme, ndërkaq në drejtim të parandalimit të veprave penale lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin, është qëllimi i sjelljes së Ligjit për konfiskim të pronës në procedurë civile për të cilin sot në Klubin e deputetëve u mbajt seancë publike. Propozim Ligji ka për qëllim mbrojtjen e interesit publik që të parandalohet çdo përfitim nga pasuria, u shpreh zëvendëskryeministrja për qeverisje të mirë Sllavica Grkovska. Ajo shtoi se për shkak zbrazëtirave në ligj, sjelljet kriminale dhe korruptive nuk sanksionohen mjaftueshëm.

Ne jemi një vend i vogël, me shumë të fshehta publike dhe shumë pak zgjidhje. Kjo kontribuon në një ndjenjë akoma më të madhe të pafuqisë së qytetarit të thjeshtë, por edhe zhvendos në mënyrë drastike vlerat kyçe në komunitet. Kështu vijmë në situata ku ata që shfaqin hapur frytet e krimit të tyre, janë model për rininë tonë. Dhe kjo gjendje faktike duhet të jetë motivi ynë më i madh për të përmirësuar qasjen dhe mekanizmat në përballje me korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe për të futur mjete specifike që do ta bëjnë këtë luftë më të suksesshme dhe me rezultate më të dukshme”, tha Sllavica Grkovska, zëvendëskryeministre për Qeverisje të Mirë.

Në këtë debat publik duhej të merrte pjesë edhe Minsitri i Drejtësisë, Krenar Lloga, por siç tregoi Gërkovska, nuk ka mundur të vijë për shkaqe shëndetësore.

E sipërfaqësues i ministrisë së Drejtësisë, Nikolla Prokopenko, informoi se miratimi i këtij ligji është në një pako me ligjet e tjera që janë duke u përgatitur në kuadër të kësaj ministrie.

“Është Kodi i ri Penal, ndryshime të mëtejshme në Ligjin e Procedurës Penale dhe një zgjidhje ligjore veçanërisht domethënëse në këtë drejtim është ligji për kthimin e pronës, gjegjësisht themelimi i Zyrës për Kthimin e Pronës sepse të gjitha këto segmente paraqesin hallka të rëndësishme në trajtimin. me krimin e organizuar”, pohoi Nikolla Prokopenko, përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë.

Hartimi i projektligjit për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile filloi me hartimin e një teksti të bazuar në studimin e fizibilitetit dhe analizën e situatave dhe modeleve të konfiskimit në sistemet moderne juridike, i cili u përgatit në bashkëpunim me Kabinetin për Politika të Mirëqeverisjes dhe Këshilli i Europës.