Konfirmohet varianti britanik i Kovid-19 në Kosovë

TË FUNDIT

Ministri në largim i Shëndetësisë të Kosovës, Armend Zemaj, njoftoi se janë konfirmuar raste të të infektuarve me variantin e ri të Kovid-19 në Kosovë, i ashtuquajtur varianti britanik i Kovid-19.

Zemaj sot pasdite tha në konferencë për shtyp se nga 30 mostrat e dërguara për analiza në Gjermani, duke e pasur parasysh që Kosova ende nuk ka kapacitet për atë lloj analize, varianti britanik i virusit të Kovid-19 është zbuluar në tre raste.

“Ditët e kaluara, Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës i dërgoi 30 mostra në Berlin, Gjermani, në mënyrë që të hetojë nëse një variant i ri i koronavirusit është i pranishëm në Kosovë, pasi u zbulua në mbi 70 vende të botës. Rezultatet e këtyre analizave treguan se tre mostra rezultuan pozitive për variantin britanik B117”, deklaroi Zemaj.