Konfirmohet lajmi i TV21, shkupjanët do të udhëheqin me ekipin e Gjilanit

TË FUNDIT

Gjatë së premtes TV21 raportoi se Sport Club Gjilani do të udhëhiqet nga shkupjanët, kjo pasi trajneri Ardian Nuhiu arriti marrëveshje me klubin ndërkohë pritej që edhe Ertan Demiri të emërohet drejtor sportiv dhe kjo tani më është e konfirmuar, përcjell TV21.

“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e Ertan Demirit në pozitën e drejtorit sportiv. Demiri emërohet në krye të departamentit sportiv në klub pas përvojave shumëvjeçare në fushën e menaxhimit sportiv, teksa më parë ka ushtruar edhe funksione të larta sportive në Football Club Shkupi dhe Klubin Futbollistin Trepça ’89”, thuhet në komunikatën e FC Gjilanit.

Gjatë ditës së djeshme Trajneri shkupjan Ardian Nuhiu arriti marrëveshje me FC Gjilanin që siç mësoi TV21, ka firmosur kontratë 3 vjecare./TV21

.