Konfirmohet bashkëpunimi mes Capital T dhe Alban Skënderaj

TË FUNDIT

Një projekt i ri muzikor është gati për publikim nga Capital T dhe Alban Skënderaj.

Për bashkëpunimin dy artistët kanë njoftuar në rrjetet sociale.

“Një natë” titullohet kënga e re e tyre, që do të publikohet më datë 28 të këtij muaji.

Kujtojmë se në vitin 2013 ishte publikuar bashkëpunimi i parë mes Capital T dhe Alban Skënderaj.

Kënga e titulluar “Një Ëndërr”, numëron mbi 12 milionë klikime në Youtube./21Media