Konferenca “Të rinjtë në Ballkanin e Hapur”/ Për kushte më të mira për jetën e të rinjve

TË FUNDIT

Të rinjtë të mos shpërngulen, por t’u jepet mundësi vetë t’i krijojnë politikat e tyre. Ky është mesazhi nga konferenca që u mbajt në Shkup në temën “Të rinjtë në Ballkanin e Hapur”.

Të rinjtë meritojnë tërë mbështetjen e institucioneve. Ne investojmë te të rinjtë, investojmë në të ardhmen. Qëllimi është bashkëpunim i përbashkët për suksese të mëdha të të gjithë të rinjve në rajon. Nuk kemi alternativë tjetër përveç që të ndërtojmë ura për t’i lidhur të rinjtë, për ta trasuar rrugën përmes së cilës ata do të mund ta realizojnë veten dhe të jenë ndryshimi të cilin e duan të gjithë.”- deklaroi Naumçe Mojsovski, Drejtor i Agjencisë së Rinisë dhe Sportit.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, theksoi angazhimet e ministrisë që përfshin politika rinore përmes të cilave lehtësohet procesi i kyçjes së të rinjve në tregun e punës.

“Si Qeveri dhe si MPPS, me të vërtetë jemi të orientuar drejt zgjidhjes sistematike të problemeve dhe qasjes sistematike për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen të rinjtë në Maqedoninë e Veriut në pjesën e punësimit dhe në pjesën e marrjes së aftësive, me çka do të bëhen më tërheqës në tregun e punën dhe do të punësohen më lehtë.”- pohoi Jovana Trençevska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Ministri serb i Rinisë dhe Sportit, Vanja Udoviçiq thotë se kjo është një mundësi për mësim të ndërsjellë, përvoja e të cilit do të zbatohet përmes dokumenteve strategjike. Siç shton ai, kjo po bëhet me një qëllim të përbashkët që ky rajon t’u përshtatet të gjithë të rinjve, pasi siç thotë, ata janë e ardhmja dhe forca lëvizëse e së nesërmes. Vendimin për ndryshim duhet ta marrin të gjithë, shprehet ministri Udoviçiq.

“Jam krenar që shoh të rinj nga rajoni që janë të gatshëm të bashkëpunojnë dhe të dëgjojnë njëri-tjetrin. Të rinj që janë të gatshëm të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të rinj që do të jenë forca lëvizëse dhe mbështetja për të ardhmen dhe prosperitetin që presim së bashku. E ai do të jetë sipas nevojave të të gjithë neve në rajon.”- pohoi Vanja Udoviçiq, ministër i Rinisë dhe Sportit i Serbisë.

Maqedonia është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor dhe i vetmi jashtë suazave të BE-së, i cili ka filluar ta zbatojë garancinë për të rinjtë, sipas së cilës, brenda katër muajve Agjencia e Punësimit duhet t’u sigurojë punë të rinjve, duke përfshirë pjesën praktike dhe trajtimet me qëllim që të rinjtë të mund të marrin një vend sa më të mirë pune.