Kondova u bë me çerdhe të re! “Flutura” do të kujdeset për 80 fëmijë të moshës parashkollore

TË FUNDIT

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska bashkë me kryetarin e komunës së Sarajit, Blerim Bexheti me shirit të kuq edhe zyrtarisht e hapën objektin e ri “Flutura” të çerdhes “Filizi”, që njëkohësisht është edhe çerdhja e parë në Kondovë të Sarajit.


Kjo çerdhe do të kujdeset për 80 fëmijë deri në 6 vjet, të cilët do të ndahen në 5 grupe heterogjene edukuese, kurse për ta do të kujdesen 18 të punësuar. Shahpaska, shton se deri në fund të vitit do të hapen edhe 6 çerdhe të reja, me çka numri i fëmijëve do të rritet në 455.


“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në këtë objekt investoi rreth 22 milion denarë, në aktivitete ndërtimore dhe pajisje, të cilat plotësojnë standardet evropiane për përkujdesje të fëmijëve të moshës parashkollore”, deklaroi Jagoda Shahpaska – Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.