Komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa, është e mundur paraqitje e ngricës

TË FUNDIT

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Për shkak temperaturave të ulëta në disa vende është e mundur paraqitje e ngricës, informon sot në mëngjes LAMM.

Në disa akse të caktuara rrugore të cilat kalojnë nëpër gryka malore është e mundur paraqitje e shembjeve më të vogla.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.