Nga ora 6:49, trafiku për automjete të rënda transportuese në vendkalimin kufitar Bllacë është riorientuar përmes pompës së benzinës Dizel.
Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë thonë se për shkak të frekuencës së rritur së automjeteve, në vendkalimin kufitar Bogorodicë, Dojran dhe Tabanoc pritet rreth 30 minuta.
“Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë”, thonë nga LAMM.
