Komunat rurale më të prekura nga Kovid-19, ankesa nga bizneset e vogla, nuk mund të mbijetojnë

TË FUNDIT

Vazhdojnë të rriten ankesat e sektorit të biznesit.

Këtë e përcollën kryetarët e komunave rurale në emisionin Click Plus.

Ankesat e sektorit të biznesit vazhdojnë të rriten për shkak se normalisht ata siç thash edhe më herët ekzistojnë nga angazhimi dhe nga puna e tyre, tha Kryetari i komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu.

“Të gjithë përballemi me të nijetin problem siç është problem I biznesit të vogël dhe biznesit të mesëm në këtë situatë pandemie”, tha Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani.

Njëri nga vendimet e Qeverisë është që bujqit nëpër zonat rurale të lëvizin lirshëm për t’i kryer punët e tyre bujqësore. E nëse tokat i kanë në fshatrat për rreth ata duhet të marrin leje.

“Të gjithë bujqit të cilët do e punojnë tokën e tyre, në fshatrat e tyre ku jetojnë dhe banojnë nuk ka nevojë të marrin leje nga asnjë institucion përkatës. Ndërsa ata bujq që e kanë tokën në fshatrat përreth, duhet të dorëzojnë kërkesë deri te ministria rajonale e ministrisë së bujarësisë”, tha Erkan Arifi, Kryetarë i komunës së Likovës.

Ramiz Merko, kryetar i Komunës së Strugës foli për punëtorët turistik në Strugë.

“Punëtorët turistik janë në gjendje jo të lakmueshme dhe në këtë drejtim duhet pushteti qendrorë të marrë masa”, tha Ramiz Merko Kryetarë i komunës së Strugës.

Ndërsa kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari thotë se kanë 50% ulje të buxhetit këtë muaj.

“Në qoftë se do bëjë një krahasim të një viti më parë po të njëjtit muaj, muaji mars kemi 50% rënie të buxhetit komunal, të hyrave komunale”, tha F atmir Dehari Kryetarë i komunës së Kërçovës.

Kryetari I Komunës së Kërçovës kërkoi që Kërçova të shpallet si zonë sterile, meqë nuk ka asnjë të infektuar me Kovid-19, dhe qyteti i Kërçovës të vazhdojë jetën normale duke mbajtur distancën sociale.