As komunat nuk po ia dalin mbanë me faturat e energjisë elektrike. Thonë se janë para kolapsit dhe kanë kërkuar takim urgjent me kryeministrit Dimitar Kovaçevski që të kërkojnë ndihmë dhe zgjidhje nga Qeveria. Kryeministri thotë se takimi do të mbahet, por shton se komunat vetë kanë përgatitur buxhetin dhe është dashur që vendosin një pikë në buxhet që do të ndihmonte në përballje me çfarëdolloj krize.
“Nëse sjellin plane në të cilat është përfshirë edhe përballja me krizën energjetike, si dhe me uljen e pikave/dispozitave që nuk janë të patjetërsueshme në këtë periudhë, nën një, nën dy, nëse e rritin punën e tyre operative posaçërisht në pjesën e akumulimit të tatimeve të cilat janë nën kompetenca të komunave. Ju tashmë keni të dhëna se nëpër komuna akumulohen vetëm 47% e tatimeve që janë të ardhura burimore të komunave dhe të cilat ato i kanë në dispozicion, atëherë ne do të ulemi dhe gjithçka që është dhënë nga Komunat, edhe shteti gjithashtu do të ndihmojë”, tha Kovaçevski.
Komunat, përmes BNJVL-së, janë ankuar se faturat e rrymës janë rritur 4 deri 5 herë më shumë nga ato të mëparshmet. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se për herë të parë në kohë krize, Qeveria i uli dotacionet për komunat, ndërsa kjo vjen si pasojë pushteti humbi shumicën e komunave.
“Është e qartë se përse është bërë kjo, sepse populli së bashku me VMRO-DPMNE dhe koalicionin i shkaktoi disfatë këtij regjim të korruptuar dhe kriminele të LSDM dhe BDI-së. Nuk presim që Fatmir Besimi, Artan Grubi, Fatmir Bytyqi, Bujar Osmani, Ali Ahmeti dhe adminsitratori Dimitar Kovacevski do të ketë mirëkuptim për komunat dhe për popullin e Maqedonisë, por do të luftojmë dhe do të fitojmë e pastaj do të ketë përgjegjësi”, tha Mickoski.
Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale kërkojnë që Qeveria t’i subvencionojë harxhimet e komunave për konsumin e energjisë elektrike deri në nivelin e harxhimeve që i kanë pasur komunat në periudhën para krizës. Kryetarja e BNJVL, Danella Arsovska, ditë më parë gjendjen në komuna e vlerësoi si alarmante dhe tha se mund të ketë reduktime të mundshme të shërbimeve komunale, ndërsa Qeveria duhet të marrë përgjegjësi dhe të ndihmojë Komunat.
