Shkupi kryeson me numrin e të infektuarve me kronavirus. Çairi, Buteli, Aerodromi janë komunat me më shumë të infektuar.
111 persona janë infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit nga gjithsej 854 teste të realizuara, informojnë nga Ministria e shëndetësisë. Sipas qyteteve: Shkup 63, Kumanovë 11, Shtip 12, Tetovë 8, Veles 3, Gostivar 3, Koçani 9, Kriva Pallankë dhe Ohër me 1 të infektuar.
10 komunat e Shkupit ku ka më së shumti infektuar janë:
Çair 152
Butel 59
Gazi Babë 58
Aerodrom 53
Saraj 52
Qendër52
Karposh 40
Kisella Vodë 29
Haraçinë 23
Studeniçan 18
Në klinikën për sëmundje infektive kanë ndërruar jetë dy persona, një paciente nga Struga 53 vjeçare dhe një pacient nga Prilepi 80 vjeçar. Ndërkohë Instituti për shëndet publik ka regjistruar 6 pacientë të shëruar.
“Në Klinikën Infektive në 24 orët e fundit janë pranuar 9 pacientë të rinj ndërsa numri i pacientëve të cilët janë të shtuar në këtë spital është 62. Prej tyre 27 persona janë të sëmurë rëndë dhe kanë mbështetje me oksigjen. Deri në mëngjesin e sotëm, 14 pacientë të rinj janë pranuar në spitalin 8 shtatori. 8 pacientë janë në respirator dhe 7 pacientë të tjerë me një pamje klinike më të rëndë. 13 pacientë u shtruan në spital në Manastir. 22 pacientë u shtruan në spitalin e Shtipit. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep janë shtruar 30 pacientë – pozitiv dhe të dyshimtë me Kovid 19”, infromuan nga Ministria e shëndetësisë.
Numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus në Maqedoni arrin në 3025, i të shëruarve 1646, ndërsa për momentin aktiv me Kovid-19 janë 1226.
Ndryshe, “Forbs”ka publikuar një listë që tregon se cilat vende janë më të sigurta gjatë pandemisë me koronavirus. Zvicra është në vendin e parë, Gjermania është në vendin e dytë, ndërsa Bahamas është në vendin e 100-të. Sipas analizës, Maqedonia renditet në vendin e 103, dhe vendi më i rrezikshëm është Sudani i Jugut, i cili është i fundit në listë.
