Komuna e Prishtinës me linja të reja të autobusëve(Video)

TË FUNDIT

Komuna e Prishtinës me hapjen e tenderit për 51 autobusë të rinj ka bërë edhe planin e mobilitetit të qëndrueshëm urban, ku do të ketë edhe linja të reja të trafikut urban. Me këtë do bëhet edhe kyçja me biletë elektronike, e që sipas zyrtarëve të Komunës kjo do të hyjë në funksion nga pranvera e vitit të ardhshëm.
Këtë ndryshim e kanë mirëpritur edhe qytetarët të cilët përdorin autobusin urban. Madje ata thonë se kjo do tu lehtësoj punë edhe qytetarëve që vijnë në Prishtinë nga qytetet tjera.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, tha se ky plan i qëndrueshëm i transportit publik do nis vitin e ardhshëm.