Komuna e Likovës ka vendosur të ndërpres manifestimin e organizuar për 28 Nëntorin, ditën e flamurit për shkak të rastit tragjik të ndodhur sot në Bullgari ku jetën e humbën 46 personan nga Maqedonia e Veriut.
“Komuna e Likovës këtyre ditëve ishte në përgatitje e sipër të manifestimit kushtuar 28 nëntorit – Ditës së Flamurit. Manifestim që ishte caktuar të mbahet më dt. 28.11.2021 ( e diel ), me fillim në ora 10:30. Mirëpo pas rastit tragjik dhe shumë të dhimbshëm për të gjithë ne në vendin tonë, unanimisht u vendos që ky organizim të anulohet.
Urojmë në mirkuptimin tuaj, komisionet përkatëse, pjesëmarrësit dhe të gjithë ata që kontribuan fort në mbarëvajtjen dhe përgatitjen e punëve për këtë manifestim i falënderojm përzemërsishtë”, informojnë nga Komuna e Likovës.
