“Prioritet kryesor do të jetë ndërtimi i një poliklinike moderne në komunën tonë, por derisa nuk ndërtohet poliklinika e re që në muajin e parë që kur do e fitoj besimin tuaj dhe të bëhem kryetar i Komunës së Butelit do e ofroj ndërtesën e komunës të jetë klinik e denjë për miqtë e mi, të njohurit si dhe të gjithë Butelin”.
Ky ishte premtimi i kryetarit aktual të Komunës së Butelit, Darko Kostovski gjatë fushatës zgjedhore.
Por katër muaj pas zgjedhjeve ende nuk ka ndonjë lëvizje konkrete që Buteli të bëhet me poliklinikë. Kostovski theksoi se po pret drite jeshile nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa thotë se komuna është afër për të siguruar fonde për ndërtimin e një klinike të re.
“Në periudhën në vijim për shumë shkurt do të insistoj për takim me ministrin e shëndetësisë, dhe të bisedoj për të rënë dakord nga Ministria e Shëndetësisë sepse ato kanë përgjegjësi për ndërtim të na japin mundësi të ndërtojmë poliklinikë të re më pas të ndajmë pjesë nga hapësira që më pas ministria ti përdor”.
Ndërkohë në Butel ka kohë që është duke u ndërtuar një objekt modular, por aty ende aktivitetet ndërtimore po vazhdojnë. Kostovski i vlerësoi si të turpshme punimet e objektit për të cilin tha se nuk është i sigurt.
“Intensivisht po punohet në këto barakat montazhe të turpshme të cilat në asnjë mënyrë nuk duhet të lëshohen në funksion. E di edhe qëndrimin e mjekëve edhe ata nuk duan të punojnë në kushte të tilla. Kushtet momentale në cilat gjenden nuk janë të mira vërtet janë të këqija por më të mira se këto barakë. Nëse kemi dritë jeshile nga Ministria, procedura për ndërtimin e poliklinikës mund të filloj nga ky vit”.
Nga MSH për TV21 theksuan se po punohet në objektet modulare por nuk treguan se kur do të përfundojë.
Ndryshe poliklinika e mëparshme në Butel, e cila u shërbeu mbi 36 mijë qytetarëve të kësaj komune ishte e vendosur në barakat e ndërtuara para tërmetit, por ato u shkatërruan që në atë vend të ndërtohen objekt i ri që ishin këto objekte të montuara.
