Kompletohet Këshilli i Sigurisë, Siljanovska emëroi edhe Hajredinin, Jordanovën dhe Spiridonovin

TË FUNDIT

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkovka ka emëruar anëtarë të rinj të Këshillit të sigurisë.

Ata janë:
– Malinka Ristevska Jordanova – ekspert i eurointegrimeve,
– Xhevdet Hajredini – ish ministër i Financave dhe
– Vlladimir Spiridonov – ekspert për ndryshime klimatike

Me këta emërime, siç njoftojnë nga Kabineti i Siljanovskës, Këshilli i Sigurisë është plotësuar në tërësi.

Anëtarë të Këshillit të sigurisë janë:

  • Afrim Gashi – kryetar i Kuvendit,
  • Hristijan Mickoski – kryetar i Qeverisë,
  • Pançe Toshkovski – ministër i Punëve të Brendshme,
  • Vllado Misajllovski – ministër i Mbrojtjes,
  • Timço Mucunski – ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme,
  • Xhevdet Hajredini –
  • Malinka Ristevska Jordanova dhe
  • Vlladimir Spiridonov.