Prej sot e deri në fund të fundjavës banorët e Gjorçe Petrovit, Karposhit dhe Qendrës të cilat i kanë plotësuar kushtet kanë mundësi t’i kthejnë stufat joekologjike të cilat më nuk i përdorin dhe i kanë zëvendësuar me inverter efikas, përmes mundësisë që u është dhënë për furnizim t subvencionuar, porositi kryeministri Zoran Zaev pas takimit të sotëm në Stacionin e ngarkimit pas pikës së “ujësjellësi dhe kanalizimi”-Shkup në Karposh së bashku me drejtorin e përgjithshëm të SHA ESM dhe kryetarin e qytetit të Shkupit.

“E tërë kjo financohet para fillimit të sezonit të ri të ngrohjes dhe duke i ndjekur të gjitha analizat të cilat tregojnë se ngrohja joekologjike është ndotësi më i madh i ajrit ambiental. Sot këtu mund të shohim se kompletohet implementimi i masës ekologjike për subvencionimin e qytetarëve për furnizimin e inverterëve në amvisëritë të cilët deri më tani janë ngrohur me dru ose me pajisje tjera joekologjike. Stufat e vjetra të cilat kanë emision të lartë të dioksidit të karbonit dhe PM grimca të dëmshme të cilat i shikojmë këtu të asgjësuara, në amvisëritë tani janë zëvendësuar me nngrohje ekologjike dhe larg më të lira – pajisje inverterë, që do të thotë mjedis të sigurt, cilësor dhe të shëndoshë, që ishte edhe synimi ynë”, tha Zaev.
Kryeministri theksoi se me ndryshimin e ngrohjes me sistem ekologjik në mënyrë drastike do të ulet ndotja dhe shtoi se deri më tani mbi 1.000 qytetarë janë kthyer në stufat e tyre të vjetra me intencë që numri i tyre të arrijë deri në 5.000.
Drejtori i përgjithshëm i SHA ESM Vasko Kovaçevski theksoi se në kompani janë të kënaqur nga mënyra në të cilën zbatohet aksioni për subvencionimin e furnizimit të inverterëve të cilat do të shfrytëzohen për ngrohjen e shtëpive dhe shtoi se konsumi i energjisë për ngrohje me inverterë është i vogël dhe sipas llogaritjeve dëmi për prodhimin e energjisë për ngrohje me inverterë është shumë më i vogël nga dëmi i cili shkaktohet nëse shtëpitë ngrohen me stufa me dru.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të kyçen në aksionin dhe të ndihmojnë në uljen e ndotjes.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov tha se sot janë mbledhur në një vend tre institucionet të cilat e inicuan aksionin për zëvendësimin e stufave në derivat të ngurtë dhe fosil me inverterë bashkëkohorë.
