“Ata jo vetëm 100%, mund të kërkojnë edhe 2 mijë % rritje, por sa do të pranohet, këtë do ta shohim periudhën që vijon”, kështu është përgjigjur ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në pyetjen e gazetarëve se sa do të arrijë shteti të mbajë qëndrimin që çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë të mos rritet më shumë se 10%.
Kjo vjen pasi kompanitë kanë kërkuar që çmimi të rritet për shifër treshifrore.
Bekteshi ka deklaruar se mbetet në paralajmërimin se energjia elektrike nuk do të shtrenjtohet më shumë se 10%.
“Unë, sa i takon rritjes së çmimit të energjisë elektrike për gjashtë muajt e parë të vitit 2022, tashmë jam deklaruar dhe mbetem pas asaj që e kam thënë”, tha Bekteshi, transmeton TV21.
