Kompanitë e autobusëve në prag të krizës, kërkojnë ndihmë nga shteti

TË FUNDIT

Për shkak të rritjes së çmimit të metanit, kompanitë private të autobusëve po përballen me dëme ekonomike dhe funksionimin normal. Është e nevojshme që Qeveria të ndërhyjë me aktivitete apo subvencione të caktuara që do t’i ndihmojnë për ta tejkaluar këtë situatë, apeloi Lenin Jovanovski përfaqësuesi i kompanisë së transportuesve privat.

“A e dini se çfarë do të thotë nëse transportuesit privat ndalojnë punën, se çfarë ndikimi do të ketë kjo në ekonominë e Qytetit të Shkupit dhe çfarë nervozizmi do të shkaktohet tek qytetarët dhe shumë pasoja të tjera që mund të ndodhin, nuk duam që diçka e tillë të ndodhë dhe nuk kemi ndërmend t’i shkaktojmë. Megjithatë kërkojmë që Qytetit i Shkupit të hetojë se përse kemi ardhur në këtë gjendje ku NQP nuk është në gjendje të paguaj borxhet ndaj nesh”, tha Lenin Jovanovski.

Përveç kompanive të transportit privat, ndihmë nga Qeveria ka kërkuar edhe Ndërmarrja e Qarkullimit Publik. Para disa ditëve, pasi që i metanit u rrit nga 50 në 110 denarë, NQP “Shkup” kërkoi ndihmë nga Qeveria, në të kundërtën do ta zvogëlojë orarin, përkatësisht autobusët do të qarkullojnë vetëm sipas orarit dimëror.

“Kjo goditje e çmimeve do të ndikojë negativisht edhe në gjendjen tonë edhe ashtu të dobët financiare, andaj për këtë arsye, ne automatikisht jemi të detyruar të mendojmë se çfarë masash të marrim dhe ato nuk reflektojnë keq në cilësinë e transportit publik, gjegjësisht shërbimeve që NQP “Shkup” ua ofron shkupjanëve. Prandaj kërkojmë ndihmë nga pushteti qendror. Ne do të ndjekim zhvillimin e ngjarjeve dhe në varësi të rezultatit do të veprojmë”, thanë nga Ndërmarrja për Qarkullim Publik.

33 autobusë të rinj “MAN” të JSP-së qarkullojnë me metan dhe sipas përllogaritjeve të ndërmarrjes publike çmimi i ri do të dyfishojë kostot e derivateve, pra në vend të 1 milion euro, do të nevojiten dy milionë euro në vit. Drejtori i ri Ilievski ka kërkuar ndihmë financiare nga Qeveria.