Një firmë turke sot ka sjellë rreth 200 pako me gjëra ushqimore për t’i shpërndarë nëpër Komunën e Çairit për njerëzit që kanë nevojë. Komuna e Çairit nuk posedon të dhëna për statusin social të banorëve prandaj në bashkëpunimin me shoqatën humanitare “Kalliri i mirësisë” do të shpërndahen këto ndihma.
“Prandaj kemi vendosur që çdo donacion që vjen te ne, në aspektin e gjërave ushqimore për familjet të cilat janë te rrezikuara dhe me asistencë sociale t’i orientojmë tek shoqatat humanitare për shkak se ato kanë një evidencë më të mirë, data bazë dhe njerëz të profesionalizuar, ekip dhe mjete për t’i dërguar nëpër shtëpitë e tyre“, tha Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Cairit.
Kryetari i Shoqatës humaniatre “Kalliri i mirësisë” Rufat Sherifi tha se pakot do të dërgohen personalisht nëpër shtëpi të nevojtarëve, ndërsa ata që kanë nevojë duhet të paraqiten tek “Kalliri I mirësisë”.
“Shpresojmë që brenda kohës Shoqata humanitare “ Kalliri I mirësisë “ do të mundohet që këtë pako t’i destinon atje ku do të jetë më e nevojshme dhe në këtë rast për përmbajtjet pa dyshim nuk kemi informacione por bëhet fjalë për artikuj ushqimor”, tha Rufat Sherifi, kryetar i Shoqatës “ Kalliri i Mirësisë”.
Gjithashtu nga Komuna e Çairit, kanë njoftuar se këtë fundjavë gjatë orës policore do të ndihmojë qytetarët e kësaj komune, për blerjen e barnave dhe dërgimin e tyre nëpër shtëpitë e tyre. Banorët e Çairit do të mund të bëjnë porosinë duke u lajmëruar në këto kontakt numra 072 521 165 dhe 078 391 890 në intervalin kohor prej orës 10:00 deri në ora 20:00, ndërsa dy punëtorë të angazhuar me leje qarkullimi do të dërgojnë barnat deri në shtëpitë e atyre që kanë nevojë.
