Kompani nga Maqedonia në tregun e NATO-s, pjesëmarrje në prokurime me mbi 5 miliardë euro në nivel vjetor

TË FUNDIT

Në Ministrinë e mbrojtjes hapet NATO qendër për mbështetje të kompanive vendore përmes së cilës kompanitë vendase do të mund të marrin pjesë në prokurime publike për nevojat e Aleancës veri-atlantike. Në nivel vjetor vlera e furnizimeve të NATO-së është mbi 5 miliardë euro. Në këto prokurime publike mund të marrin pjesë të gjithë kompanitë që i plotësojnë kushtet për pjesëmarrje në procedurat për furnizim, por paraprakisht duhet të shkruhen në evidencën e operatorëve ekonomik në Ministrinë e mbrojtjes.

“Ministria e mbrojtjes përmes Qendrës për mbështetje të kompanive do u ndihmojë në fazën e parë fillimisht të kryejnë regjistrim në Agjencitë e NATO-së e më pas të kenë qasje deri te prokurimet e shpallura publike. Megjithatë në hapin e ditë do të jemi edhe më ambicioz. Nuk do të jetë mbështetja jonë vetëm në pjesën e përgatitjeve administrative dhe procedurave, por Qendra do të mundohet të ndihmojë në transferimin e leksioneve të mësuara për aplikim të suksesshëm në prokurime publike si dhe për lidhjen e kompanive vendase me gjigandët botëror që tashmë kanë marrëveshje me Agjencitë e NATO-së, ndërsa ka nevojë edhe për furnizues”, tha Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.

“Hapja e tregut të ri për kompanitë tonë është mundësi e madhe për kompanitë vendase që deri më tani nuk kanë mundur të marrin pjesë në furnizime publike të NATO-së. Çdo kompani që i plotëson kushtet në prokurimet publike në RMV i plotëson kushtet edhe për të marrë pjesë në tregun e NATO-së. Rregullat për pjesëmarrje në tenderë janë të thjeshta dhe të mençura. Duke mundësuar proces të shpejtë dhe fleksibil të furnizimeve publike përmes parimeve të transparencës, mundësive të njëjta dhe trajtimit të njëjtë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, zëvendësministër i Financave./TV21