Komiteti Olimpik i Kosovës uron sportistët

TË FUNDIT

Sipas tyre, sporti si rrallë herë ka bashkuar Kuvendin e Kosovës

Sipas tyre, sporti si rrallë herë ka bashkuar Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës sot në seancën e jashtëzakonshme ka miratuar projektligjin për tatimin në të ardhurat e korporatave. Me 73 vota pro, asnjë kundër dhe dy abstenime.

Me këtë rast, Komiteti Olimpik i Kosovës ka urar të gjithë sportistët, si dhe ka falënderuar gjithë deputetët për mbështetjen njëzëri të këtij Ligji.

Sipas tyre, sporti si rrallë herë ka bashkuar Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e Kuvendit në seancën e sotme njëzëri kanë miratuar Amandamendin i cili harmonizon Ligjin për Tatimin e të Hyrave në Korporata me Ligjin për Sponsorizim në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë. Me këtë ligj i hapet rrugë bizneseve që të investojnë në sport, dhe 30 për qind e fitimit në tatim mund ta ndajnë për sportin.
Komiteti Olimpik i Kosovës, si institucioni më i lartë sportiv në vend dhe një nga iniciatorët dhe lobuesit më të mëdhenj të këtij Ligji, e mirëpret dhe falënderon gjithë deputetët për mbështetjen njëzëri të këtij Ligji. Njëkohësisht, KOK uron gjithë komunitetin e sportit, bizneset dhe në veçanti kampionët tanë që po na bëjnë krenar duke e valuar flamurin tonë në shtete të ndryshme të botës“, ka shkruar KOK në Facebook.

Komiteti Olimpik i Kosovës beson shumë  se ky është Ligji më i mirë për sportin, dhe me këtë do t’iu hapen edhe më shumë rrugë sukseseve të shumta vendore e ndërkombëtare, dhe ky ligj është një arsye e fortë që të rritet numri i personave që merret me sport. /Media