Komiteti i Helsinkit: Në korrik sërish rritje e gjuhës së urrejtjes në mediat sociale në kontekst të zgjedhjeve të mbajtura

Must Read

Osmani: Edhe Bullgaria ka interes rajonal për tu integruar në BE

Shefi i Diplomacisë Bujar Osmani sot deklaroi se është optimist  që Komisioni  i përbashkët maqedono-bullgar për çështje...

Rrëmbehet trupi i pacientit të vdekur nga Reparti Infektiv në Strumicë

Rreth tridhjetë persona e kanë rrëmbyer trupin e të ndjerit nga Reparti i Sëmundjeve Infektive në Strumicë,...

Takim i Kryeministrit Zaev me ambasadorin Vucas, konfirmim i mbështetjes nga Austria në procesin eurointegrues

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me Georg Vucas, ambasador...
- Advertisement -

Muaji korrik shënoi rritje të sërishme të gjuhës së urrejtjes në mediat sociale në kontekstin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe numrit të madh të rasteve me KOVID-19 gjatë gjithë muajit. Gjithashtu, gjatë muajit, pati një rritje të madhe të qytetarëve të infektuar të rinj me KOVID-19, gjë që shkaktoi një diskurs negativ që gjithashtu fitoi një karakter etnik si rezultat i numrit të pacientëve nëpër komuna.

Kjo është theksuar në Raportin e Komitetit të Helsinkit për muajin korrik pas monitorimit të masave të Qeverisë, veçanërisht në kontekstin e respektimit të të drejtave themelore në kuadër të Kapitullit 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore, në të cilin në veçanti jepet një përmbledhje e zbatimit të masave dhe ndikimi i tyre i drejtpërdrejtë mbi qytetarët.

- Advertisement -

“Ngjashëm me muajt e kaluar dhe në përputhje me trendin e vendosur, vëmendja duhet të përqendrohet në trajtimin e krizës socio-ekonomike si pasojë e pandemisë – mbrojtja e komuniteteve të margjinalizuara, zbatimi adekuat i masave, mbikëqyrja dhe zbatimi përkatës”, thuhet në raport.

Në nivelin politik, theksohet, mbizotëroi diskutimi rreth mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik 2020. Këto zgjedhje u mbajtën gjatë një pandemie globale dhe nën masa për të mbrojtur qytetarët. Partitë politike kanë bërë përparim në prezantimin e platformave të tyre politike në mediat sociale, por mitingjet tradicionale nuk kanë munguar. Përveç rekomandimeve për mbrojtje, përmes monitorimit tonë në mediat sociale, mosrespektimi i masave është vërejtur nga disa prej të pranishmëve, si dhe mosndërmarrja e masave të duhura nga institucionet kompetente, vlerësojnë nga Komiteti i Helsinkit.

- Advertisement -

Njëherit, tregojnë edhe në konstatimet paraprake të OSBE/ODIHR përmes misionit të tyre të vëzhgimit, i cili vuri në dukje se “zgjedhjet e parakohshme parlamentare në 15 korrik në përgjithësi u zhvilluan në mënyrë efektive, edhe krahas aftësimeve si përgjigje e pandemisë KOVID-19, por stabiliteti juridik ishte prishur me revizione thelbësore të Kodit zgjedhor dhe ad-hok rregullores pasuese të miratuar gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

“Fushata, megjithëse me një ton negativ, ishte me të vërtetë konkurruese dhe pjesëmarrësit ishin në gjendje të përçonin mesazhet e tyre përkundër kufizimeve të komunikimit të zakonshëm. Raportimit mediatik të zgjedhjeve i mungonte mbulimi kritik i platformave, ndërsa dispozitat lidhur me reklamimin e paguar politik i favorizuan tre partitë më të mëdha. Dita e zgjedhjeve kaloi pa probleme, përkundër sfidave teknike në njoftimin e rezultateve dhe vërejtjeve për regjistrimin e votuesve”, thuhet në vlerësimin paraprak.

- Advertisement -

Nga Komiteti i Helsinkit theksojnë gjithashtu në Raport edhe se në hije të zgjedhjeve ishte vërtetimi i Kornizës negociuese midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, i cili u prezantua gjatë Presidencës gjermane të Unionit më 1 korrik të vitit 2020.

“Korniza negociuese është rezultat i metodologjisë së re për negociatat aderuese që u miratua në mars të vitit 2020. Në aspektin e përmbajtjes, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet angazhimit politik ndaj procesit, sidomos në zbatimin e grupit të parë të kapitujve, që i përkasin demokracisë dhe sundimit të së drejtës, veçanërisht harmonizimit me politikat e Kapitullit 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”, theksohet në Raport.

Në dokumenti përmbahen edhe tema që lidhen me të drejtat e punëtorëve, diskriminimin, punëtorët e tekstilit, për barazinë gjinore dhe gjuhën e urrejtjes.

- Advertisement -

Osmani: Edhe Bullgaria ka interes rajonal për tu integruar në BE

Shefi i Diplomacisë Bujar Osmani sot deklaroi se është optimist  që Komisioni  i përbashkët maqedono-bullgar për çështje arsimore dhe historike do të...

Rrëmbehet trupi i pacientit të vdekur nga Reparti Infektiv në Strumicë

Rreth tridhjetë persona e kanë rrëmbyer trupin e të ndjerit nga Reparti i Sëmundjeve Infektive në Strumicë, i cili ishte i afërm...

Takim i Kryeministrit Zaev me ambasadorin Vucas, konfirmim i mbështetjes nga Austria në procesin eurointegrues

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me Georg Vucas, ambasador i Republikës së Austrisë në...

Arriti pasardhësi i Zhbogarit, David Geer ambasador i ri i BE-së në Maqedoni

Sot, shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ambasadori David Geer, i dorëzoi Letrat Kredenciale kryetarit të...

Kiçeec duhet të paraqitet në burg!

Gjykata Penale tashmë ka shkruar urdhrin për vuajtjen e dënimit me burg për Zoran Milevski – Kiçeec, i dënuar me tre vjet...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -