Komiteti i Helsinkit: Lufta kundër dhunës në bazë gjinore kërkon ndryshime sistematike

TË FUNDIT

Në fillim të fushatës të sivjetshme “16-të ditë luftë kundër dhunës në bazë gjinore”, porosia jonë kryesore është që sa më shpejtë të veprohet drejtë përputhjes së Kodit Penal me Konventën e Stambollit, thonë nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut.

Qëllimi kryesor është miratimi i Ligjit për ndalimin dhe mbrojtjen nga dhuna mbi gratë dhe dhuna familjare, që do të hyjë në fuqi më 6 maj këtë vit, siç tregojnë nga Komiteti i Helsinkit, përmirësimi i mbështetjes institucionale dhe gjithëpërfshirëse të viktimave të dhunës në bazë gjinore dhe tejkalimin e dobësive në zgjidhjet paraprake ligjore. Bëhet fjalë për një nga ligjet kyçe të parapara me Planin e veprimit kombëtar për implementimin e Konventës së Stambollit 2018-2023, që nënkupton detyrim për ndryshim dhe plotësim edhe të ligjeve tjera dhe akteve nën-juridike, prej të cilave e rëndësisë së veçantë është Kodi Penal.

Nga atje theksojnë se miratimi i zgjidhjeve ligjore është vetëm hapi i parë drejtë ndryshimeve sistematike në zgjidhjen e problemit të dhunës në bazë gjinore.

“Në çfarë mënyre do të implementohen, në fakt nëse viktimat në këtë lloj dhune do të mbrohen, varësisht nga institucionet primare, që do të kenë për detyrë të veprojnë pas këtyre lajmërimeve, ndërsa veçanërisht Ministria e Punëve të Brendshme, Prokuroria Themelore Publike, Qendrat për punë sociale e të tjera. Duke pasur parasysh se pikërisht ky implementim i dispozitave ligjore në praktik akoma paraqet një nga mungesat më serioze në sigurimin e mbrojtjes së duhur për viktimat e dhunës në bazë gjinore, mbetët të monitorojm implementimin e tyre pas miratimit dhe të vlerësojmë se sa ata janë me të vërtet në dobi të viktimave”, theksojnë nga Komiteti i Helsinkut.

Gjashtëmbëdhjetë ditët e aktivizimit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave është fushatë ndërkombëtare që mbahet çdo vit. Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e dhunës ndaj grave fillon më 25 nëntor dhe zgjat deri më 10 dhjetor, Ditën e të drejtave të njeriut.

Fushata fillimisht filloi nga aktivistët në Institutin e parë global të lidershipit të grave në vitin 1991, më pas vazhdoj të koordinohej nga Qendra për lidership global të grave.

Mbi 6.000 organizata në afërsisht 187 vende kanë marrë pjesë në fushatën e 1991, me një shtrirje prej 300 milionë njerëz.

Fushata mbahet çdo vit dhe përdoret si strategji nga individë, institucione dhe organizata në mbarë botën që bëjnë thirrje për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave

MARKETING I PAGUAR POLITIK