Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive i pranoi ndryshimet në Ligjin për nëpunësit administrativ

TË FUNDIT

Anëtarët e Komisionit parlamentar për për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive sot e shqyrtuan Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nëpunësit administrativ në leximin e parë i ngritur nga një grup deputetësh dhe me tetë vota “pro” konkluduan se është e pranueshme dhe duhet të jepet për lexim të mëtejmë.

Nevoja për miratimin e ligjit në emër të propozuesit u shpjegua nga deputetja, Snezhana Kaleska Vançeva e cila tha se me këtë ligj ndërhyhet vetëm në një nen, përkatësisht në një paragraf ose paragrafin 5 të nenit 98 të Ligjit për nëpunësit administrativ.

Nevoja, siç tha, vjen nga ajo që do të thotë harmonizim dhe në një farë mënyre rregullim hierarkik i rregulloreve të legjislacionit të punës. Ajo theksoi se duke e pasur parasysh ndërhyrjen në Ligjin për Marrëdhënie të Punës, në pjesën e asaj që nënkupton kushte për përfundimin e kontratës së punës me përmbushjen e moshës 64 vjeç ose 15 vjet të stazhit pensional është paraqitur nevoja për ndërhyrje edhe në Ligjin për nëpunësit administrativ në atë mënyrë që do të kryhet harmonizimi i legjislacionit të punës. Në nenin 2 të Projektligjit qëndron që ky Ligj hyn në fuqi në ditën e tetë nga dita e publikimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Dajanço Eftimov nga VMRO-DPMNE kërkoi nga propozuesit e ligjit të shihet në bazë të cilave analiza ata e kanë propozuar këtë zgjidhje ligjore, nëse janë bërë kontakte me sindikatat përfaqësuese që i mbrojnë të drejtat e punonjësve në sektorin publik, nëse është biseduar me të gjitha palët e interesuara. Ai vuri në dukje se shpalljet për punë publikohen çdo ditë në administratë, ndërsa sipas tyre rreth 10,000 punonjës do të dalin në pension dhe kërkoi analiza specifike se për çfarë bëhet fjalë dhe fusha shtesë ku do të ketë koncesione.

Në fokusin e diskutimit të anëtarëve të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive ka qenë ekspertiza dhe cilësia e administratës publike dhe shtetërore, të tilla si arsimi, kompetencat, në krahasim me angazhimet politike dhe partiake. Deputetët nga opozita kërkuan një analizë krahasuese se si është në rajon dhe në vendin tonë, një vlerësim të situatës në vend sipas sektorëve dhe shtrëngimin e kritereve për punësimin në administratë.