Komisioni i Garave: Fitore zyrtare 3:0 për Shkëndijën dhe pezullim i stadiumit të Shkupit në afat të papërcaktuar

TË FUNDIT

Komisioni i Garave të FFM-së në një seancë të jashtëzakonshme me rastin e incidentit në ndeshjen e sotme Shkupi – Shkendija nga 1/4 e finales së Kupës së Maqedonisë ka marrë vendim që skuadra e FC Shkendija e ka fituar zyrtarisht ndeshjen me FC Shkupin me rezultat 3:0.

Fusha e FC Shkupit, stadiumi i Çairit, është pezulluar për ngjarjet e sotme gjatë ndeshjes së Kupës së Maqedonisë. KF Shkupi i dorëzohet Komisionit Disiplinor të FFM-së.

FC Shkupi duhet të garojë në një fushë tjetër për të luajtur ndeshjet nikoqire, të paktën 100 kilometra larg stadiumit të Çairit.