Komisioni Evropian propozoi instrument për rimëkëmbje të ekonomisë pas krizës së koronës në vlerë prej 750 miliardë euro dhe Kornizë Shumëvjeçare Financiare (VFO) prej 1.100 miliardë euro.
Instrumenti përbëhet prej 500 miliardë dollarë amerikanë ndihmë të pakthyeshme për vendet anëtare të goditura më rëndë dhe sektorët dhe 250 miliardë dollarë amerikanë të ndahen si hua të favorshme.
Për VFO dhe Instrumentin për Rimëkëmbje dhe Rezistencë propozohen gjithsej 1.850 miliardë euro, transmeton HINA.
Kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lejen e prezantoi propozimin në mbledhjen e sotme të Parlamentit Evropian.
“KE sot propozon instrument të ri për rimëkëmbje të quajtur BE për gjenerata të ardhshme, në korniza të buxhetit të rishikuar shumëvjeçar. Në përgjithësi, ky plan evropian për rimëkëmbje do të sigurojë 1.850 miliardë euro për përforcim të ekonomisë sonë dhe progresin e Evropës”, bëri të ditur Komisioni Evropian.
Pakoja e masave për rimëkëmbje përbëhet prej dy pjesëve – buxhet shumëvjeçar për periudhën 2021 deri 2027 dhe instrumenti për rimëkëmbje që do të financohet me huazime në tregjet e kapitalit me garanci nga vendet anëtare.
Pjesa kyçe e propozimit është që të ngritet kufiri i lartë i mjeteve të tyre në buxhetin evropian, gjegjësisht të hyrat në buxhet. Bëhet fjalë për shumë më të madhe të mundshme të kontributit që mund të kërkohet nga vendet anëtare për mbushjen e buxhetit.
Në praktikë, vlera e dakorduar për VFO gjithnjë më e vogël nga kufiri i lartë. Në këtë moment në fuqi është vendim për kufirin më të lartë prej 1,23 për qind nga të ardhurat bruto kombëtare, përderisa VFO për periudhën prej vitit 2014 deri 2020 është dakorduar në 1 për qind të BPV-së.
Ky dallim do të shërbejë si garanci për huazime në tregun e kapitalit, gjegjësisht si instrument për rimëkëmbje dhe rezistencë./MIA
