Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varhei njoftoi mbrëmë se është në vetizolim pasi mësoi se një anëtar i ekipit të tij ishte pozitiv me me Covid-19.
Varhei njoftoi në Tëitter se ai dhe anëtarët e ekipit të tij ishin në pritje të rezultateve të testit dhe se ata ishin në vetizolim në përputhje me rekomandimet e shëndetit publik.
“Ndihem mirë, nuk kam asnjë simptomë, u testova edhe në javët e mëparshme dhe testet e mia ishin negative. Qofshi të shëndetshëm”, – shkroi Varhei.
Javën e kaluar, Komisioneri i BE-së Varhei bëri vizita zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Kosovën, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Malin e Zi, ku prezantoi raportin e Komisionit Evropian mbi Ballkanin Perëndimor.
