Kolona të gjata në kufi me Serbinë

TË FUNDIT

Policia e Kosovës ka njoftuar me anë të një komunikate se sot në vendkalimet në kufi me Serbinë janë krijuar kolona të gjata. Pritjet në hyrje janë 20 deri 30 minuta, ndërsa në dalje nga Kosova zgjasin, në disa vendkalime 20 minuta deri në 1 orë, ndëra në Merdare deri në 5 orë e gjysmë.

Policia është duke punuar me numër të shtuar të personelit, porse kolonat të gjata janë rezultat i fluksit të madh dhe thirren qytetarët që udhëtojnë të zgjedhin pikat e kalimit ku ky fluks është më i vogël.

“Lidhur me gjendjen sa i përket pritjeve në disa pikë-kalime kufitare që lidhin Republikën e Kosovës (RKS) me Serbinë, ju informojmë se edhe sot (ora 13:00) gjatë vikendit janë krijuar përsëri kolona me pritje prej kohëzgjatjeve të ndryshme.

Policia e Kosovës vazhdon të punojë me numër të shtuar të personelit policor në pika kufitare me qëllim të aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, për t’i shmangur pritjet e gjata dhe të ju mundësojë qytetarëve, bashkatdhetarëve tanë kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar.

Informacionet e orës 13:00 tregojnë se në Merdare (Podujevë) në hyrje për në RKS ka pak pritje deri në (20 min.), ndërsa në dalje kolona është e gjatë dhe pritjet zgjasin rreth (4.30 deri 5.30 orë),varësisht prej frekuentimit të automjeteve.

Ndërsa në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë (Gjilan) si në hyrje ashtu edhe në dalje nuk ka kolona shumë të gjata, ku pritjet në dalje nga RKS-ja momentalisht zgjasin rreth ( 1 orë).

Kurse në pikë-kalimin kufitar Mutivodë (drejtimi i fshatit Keçekollë) në hyrje nuk ka pritje të gjata ndërsa në dalje nga RKS-ja pritjet janë nga ( 1 deri 2) orë.

Pikë-kalimi kufitar Muqibabë –(Gjilan) si në hyrje po ashtu edhe në dalje nuk ka pritje të gjata, përveç pritjeve normale afërsisht deri në (20-30-) minuta, kryesisht në dalje.

Policia e Kosovës me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, njofton të gjithë qytetaret se, ata që mund të shfrytëzojnà « pikë-kalime tjera kufitare ku ka më pak pritje, t’i shfrytëzojnë ato pasi nuk ka kolona dhe pritje të gjata.

Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolona-pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve, kryesisht në dalje të RKS-se, si dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve për kalim kufitar”, thuhet në komunikatë.