Kollozova: Petkov “qëlloi veten në këmbë”! Cili është vendi i Mihajllovit në historinë maqedonase dhe atë bullgare?

TË FUNDIT

Kryeministri bullgar, Kiril Petkov luan lojë të ndërlikuar me qëllim që t’i tërheqë të gjitha partitë politike për t’u bashkuar dhe në një farë mënyre të realizohet heqja e vetos bullgare për fillimin e negociatave të Maqedonisë për hyrje në BE-në, thotë profesori bullgar Stefan Deçev në emisionin Klik Plus në TV21.

“Kryeministri bullgar Kiril Petkov pas kësaj përpjekjeje do të ketë të vështirë që ta heqë veton për Maqedoninë. Nazistët fanatikë nuk duan zgjidhje mes dy shteteve”, tha Stefan Deçev, profesor.

Profesoresha Katerina Kollozova mendon se me vizitën në Manastir, Petkov qëlloi veten në këmbë.

Sikur e konfirmon qëndrimin se Bullgaria është shtet, një komb para se gjithash me ndjenja pro naziste, ndjenja pro naziste që janë tepër dominuese për shkak se vjen dhe hap klub me emrin e një fashisti të deklaruar dhe bashkëpunuesi me nazistët”, theksoi Katerina Kollozova, profesoreshë.

Megjithatë, cili është vendi i Vanço Mihajllovit në historinë maqedonase dhe në atë bullgare? Sipas Deçevit, ideja e Vanço Mihajllovit për shtet të pavarur maqedonas, që është ideja kryesore në vitet ‘20-ta dhe ‘30-ta, e bën pjesë e historisë maqedonase.

“Themeli i Maqedonisë së sotme është fakti se është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur edhe nga Bullgaria në vitin 1082, dhe në atë kuptim ai është pjesë e historisë maqedonase për shkak se ka luftuar për këtë shtet të pavarur maqedonas”, deklaroi Stefan Deçev, profesor.

Njëkohësisht ai vetë është deklaruar si bullgar, andaj e respektojnë bullgarët e Maqedonisë dhe duan ta nderojnë sepse është i rëndësishëm edhe për disa në Bullgari që janë pro temës maqedonase.