“Kolegeve shtatzëna nuk iu lejohet të hanë ushqim”, SAShK: Drejtorët e çerdheve me presione të ashpra ndaj grevistëve

TË FUNDIT

Kryetari i Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Joakim Nedellkov në konferencën e sotme për shtyp në ditën e katërt të grevës në arsim akuzoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale për presione ndaj grevistëve në çerdhet e fëmijëve, shkruan TV21. Nedellkov tha se të punësuarit marrin vazhdimisht kërcënime.

“Drejtorët po kryejnë presione serioze mbi grevistët. Këtë e kemi regjistruar dhe e kemi publikuar në rrjetet sociale. Për këtë vërejtje duhet ta detektojmë burimin e presioneve. Gjithsesi, i pëlqeu apo jo dikujt, kjo është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale”, deklaro Nedellkov.

Nedellkov tha se drejtorët e çerdheve me direktiva të MPPS po kryejnë presion të ashpër ndaj të punësuarve.

“Të mbyllen grevistët në ambiente të vogla, në zyre të vogla në çerdhet e fëmijëve, të mos iu lejohet që gjatë kohës së grevës prej 8 orëve të shkojnë në tualet kur të duan, të shkojnë në drek kur të duan ose të dalin në ajër të pastër. Kolegeve shtatzëna mos t’iu lejohet që të hanë ushqim ose të dalin në ajër të pastër, me të vërtet është johumane”, tha Nedellkov.

I pari i SAShK tha se janë dërguar edhe tekste pa vulë nga ana e MPPS, në formë kërcënimi.

“Këto janë lista të emaileve ku janë dërguar. Nga adresa e një zyrtari në MPPS deri tek të gjitha çerdhet, ku i rikujton, gjegjësisht na rikujton se sipas ligjit duhet të punojnë 8 orë, sedo tu hiqet mëditja. Paramendoni, na rikujtojnë se kemi pasur pauzë prej 30 minutave gjatë gjatë kohës së punës. E gjithë kjo është një presion i ashpër”, theksoi Nedellkov.