Rikthehet rryma elektrike në Kodrën e Diellit

TË FUNDIT

Pas informacionit se në Kodrën e Diellit në Tetovë nuk ka energji elektrike, me çka si pasojë nuk punonin edhe ski-Liftat dhe teleferiku, gazetari i TV21 në terren informon se pas pothuajse 1 orë e gjysmë është rikthyer rryma elektrike.

Sipas informacioneve, për shkak të rreshjeve të dëborës në Kodrën e Diellit, një pemë e rënduar nga bora ka rënë mbi largpërçuesin me çka ka shkaktuar defekt. Ekipet e Elektrodistribuimi menjëherë dolën në terren dhe punojnë që defekti të mënjanohet për periudhë shumë të shkurtë”, thonë nga EVN.