Kodi Penal, reagojnë Georievski dhe Jolevski: Nuk janë konsultuar as Këshilli Gjyqësor as i Prokurorëve

TË FUNDIT

As Këshilli gjyqësor e as ai i Prokurorëve nuk janë konsultuar për ndryshimet e bëra në mënyrë eksprese në Kodin penal. Kryetari i Këshillit gjyqësor, Sashko Georgievski, thotë se nuk kanë dhënë asnjë mendim për ligjin për shkak se askush nuk ua ka kërkuar, por që mendimi i tyre do të ishte shumë i rëndësishëm përfundoi Georgievski. Sipas tij ligji është përgatitur në mënyrë jo transparente dhe është miratuar në mënyrë shumë të shpejt.

“Si Këshill, gjej vërejtje në pjesën e transparencës, në kuptimin e asaj se disi shumë shpejt  gjithçka u miratua, pa pasur pjesëmarrjen tonë ose mendimin tonë si Këshill gjyqësor. Mendoj se ka qenë e nevojshme dhe e drejtë të kishte një procedurë transparente ku do të dëgjohej edhe mendimi ynë për çfarëdolloj ndryshimesh”- deklaroi Sashko Georgiev, Kryetar I Këshillit Gjyqësor.

 

 

Kryetari i Këshillit të prokurorëve, Antonio Jolevski shtoi se për ndryshimet e bëra është dashur të konsultohen edhe prokurorët sepse ata janë praktikuesit e këtyre ligjeve. Ligji për mendim nuk është dërguar as të Këshilli prokurorëve.

 

 

 “Vlerësoj se do të duhej të kishte transparencë më të madhe gjatë miratimit dhe përfshirjen të më shumë praktikuesve para se të sillen ligjet për përgatitjen e propozim-ligjeve. Praktikuesit janë atë të cilët më së shumti mund të japin përgjigje se çfarë ndryshime duhet bërë dhe ne cilin drejtim duhet të zhvillohen. Pra përfshirje më të madhe të praktikuesve, në këtë rast më aq sa kuptova nuk kishte.”- tha Antonio Jolevski, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve.

 

Por sipas kryeministrit Dimitar Kovaçevki gjithçka sa i përket Kodit penal është bërë në përputhje me ligjet dhe procedurat, ndërsa është harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Europian.

 

“Thonë  se përse kjo punë është bërë ngadalë dhe pastaj duhet shpjeguar se përse diçka është bërë ngadalë, e kur bëhet diçka shpejtë, thoni se përse u bë kaq shpejtë. Gjithçka është bërë në përputhje me ligjin dhe në përputhje me procedurat dhe është votuar në Kuvendin e vendit. Ashtu që unë nuk shoh asgjë kontestuese në këtë”- pohoi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

 

 

Ndryshimet në Kodin Penal u miratuan nga Kuvendi disa javë më parë dhe me këto ndryshime ulen dënimet për shpërdorim të detyrës zyrtare si dhe shkurtohet afati për vjetërsimin e veprave. Për ndryshimet e bëra kishte reagim nga euroambasadori Dejvdi Gir në lidhje me përdorimin e flamurit europian në ligj dhe se çfarë mund të shkaktojnë ndryshimet e tilla.