Koalicioni i kryesuar nga Arabia Saudite u hoq nga lista e zezë e KB-së

TË FUNDIT

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh e hoqi koalicionin ushtarak të kryesuar nga Arabia Saudite nga lista e zezë e Kombeve të Bashkuara, disa vite pasi ishte vendosur në listë për shkak të vrasjes dhe plagosjes së fëmijëve në Jemen.

Koalicioni vrau ose plagosi 222 fëmijë në Jemen vitin e kaluar, shkroi Gutereshi në raportin vjetor të Këshillit të Sigurisë të OKB-së. Ai tha se kryengritësit Huthë ishin përgjegjës për 313 vepra të tilla, ndërsa Qeveria e Jemenit për 96 dhe që të dyja mbeten në listën e zezë.

Megjithatë, Gutereshi tha se koalicioni do të jetë nën mbikëqyrje një vit dhe “secili mossukses” të ulë vdekshmërinë te fëmijët do të rezultojë me vendosjen e sërishme në listën e zezë vitin e ardhshëm./MIA

error: Content is protected !!