Nuk ndalen reagimet në opinionin publik pas emërimit të klubit bullgar me emrin e Vanço Mihajllovit në Manastir që ndodhi të shtunën. Kryetari i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski tha se vazhdojnë provokimet dhe sjellja joevropiane e palës bullgare. Kjo na kthen në kohën e okupacionit fashist bullgar gjatë Luftës së dytë botërore dhe në kohën e viktimave të popullit maqedonas, tha Mickoski.
“Na kthejnë në të kaluarën, në kohën e okupacionit fashist bullgar gjatë Luftës së dytë botërore këtu na Maqedoni. Unë pas këtij provokimi dhe pas këtyre deklaratave të dhëna këtu në Maqedoni me të vërtetë nuk kam çfarë të shtoj, vetëm mundem me habitje të konstatoj se nuk e di se kush është ai politikan ose historian i cili do të ulet në tryezë së bashku me kolegët e tij të fqinjit tonë lindor dhe të vazhdojë të negociojë për arritjen e marrëveshjes të paktën deri në qershor. Nëse e bëjnë këtë për të gjetur arsyetim për ta bllokuar përsëri Maqedoninë, atëherë atë e bëjnë në mënyrë të suksesshme“, theksoi Hristian Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së.
Sipas kreut të ASH-së, Ziadin Sela ngjarjet e tilla nuk kontribuojnë për arritjen e zgjidhjes.
“Fqinjët duhet të njihen mes vete. Mendoj se duhet të fillojnë me njohjen e ndërsjellë të pakicave. Këtu në Maqedoninë të njihet pakica bullgare, ndërsa në Bullgarinë, pakica maqedonase. Ky do të ishte hap i mirë”, tha Ziadin Sela, lider i ASh-së.
Bashkëkryetari i Komisionit të përzier historian Dragan Gjorgiev për Dojçe Vele me qëndrim se me këtë ngjarje Bullgaria i prish shpresat për dialog të denjë.
“Pas “vikendit të Vanço Mihajllovit” në Manastir dhe Ohër, në mënyrë të pabazë të etiketuar nga pala bullgare si ngjarje prej kulturës dhe urë mes dy popujve, gjithnjë e më shumë po prishen shpresat se është zgjedhur rruga e vërtetë për zgjidhjen e kontestit mes dy vendeve. Emërimi i klubit bullgar të kulturës në Manastir me emrin e Vanço Mihajllovit është provokim i paramenduar“, pohoi Dragan Gjorgiev, historian.
Me kritika të ashpra doli edhe presidenti i shtetit Stevo Pendarovski.
“Në vitin 2017 ideja që të formohet Komisioni historian ishte me qëllim që të gjendet kompromis për ngjarjet historike dhe personat të cilët duhet të kremtohen bashkërisht edhe nga populli bullgar edhe nga populli maqedonas. Për fat të keq, në Manastir është bërë përpjekje që një bashkëpunues i regjimit nazist të Hitlerit të prezantohet si urë për t’u afruar dy popujt“, tha Stevo Pendarovski, president.
Derisa opinioni publik vlon nga kritika, nga Qeveria po thonë se kanë vërejtje të buta pa u përgjigjur se kush e ka lejuar regjistrimin e klubit me emrin e personalitetit kontrovers nga koha e Bullgarisë fashiste. Menjëherë pas ngjarjes që ndodhi të shtunën, kryeministri Dimitar Kovaçevski vetëm tha se edhe Bullgaria duhet ta ketë qasjen e njëjtë reciproke për, siç i quajti, qytetarët bullgarë me vetëpërcaktim maqedonas, ndërsa ministri jashtëm Bujar Osmani arsyetohej se askush nga pushteti nuk ka marrë pjesë në këtë ngjarje.
