Adoleshenca është mosha më e ndjeshme dhe që lehtë mund të devijojë, duke shtuar drejt veseve të këqija, si duhani, alkooli dhe substancat narkotike, por edhe fenomene të tjera si ngacmimet dhe bullizmi. Për t’i diskutuar këto e për të qenë më afër të rinjve, sociologia Sevim Bilalli në Xhepçisht të Tetovës ka hapur një klub ku pjesë janë të rinjtë.
Melisa Mustafi, nxënëse e shkollës së mesme të mjekësisë. Është njëra nga anëtarët e këtij klubi, ku siç thotë, ka gjetur veten.
Ky lloj klubi është i pari i këtij lloji në këtë rajon. Të rinjtë e kanë kuptuar qëllimin e mirë të tij dhe i janë bashkuar. Kujtojmë se vetëm javën e fundit në rajonin e Pollogut janë denoncuar dy raste të pedofilisë, ndërsa sjellje jo të mira tek të rinjtë vërehen edhe në aspekte të tjera. Nga ajo më ekstremja rikujtojmë vrasjen e një adoleshenti në Tetovë nga e dashura e tij, po ashtu adoleshente.
