Klitschko thotë se janë dëgjuar pesë shpërthime: Situata është kërcënuese për Kievin

TË FUNDIT

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se pesë shpërthime janë raportuar në mbarë kryeqytetin ukrainas. Ai tha se disa shpërthime janë dëgjuar në afërsi të një termocentrali, në veri të qytetit.

“Shërbimet e emergjencës janë duke u përgjigjur”, tha ai.

“Situata tani – pa ekzagjerim – është kërcënuese për Kievin”, shtoi ai.

Klitschko tha se nata do të jetë “shumë e vështirë”.

Më herët, autoritetet thanë se forcat ruse janë në periferi të Kievit, teksa shumë banorë janë strehuar në stacionet e metrove.