Klipe partiake për tërheqje votash! Ngjallin reagime të ashpra

TË FUNDIT

Me fillimin e fushatës zgjedhore, partitë filluan t’i publikojnë edhe klipet e tyre zgjedhore, përmes të cilave tentojnë t’i tërheqin votat e qytetarëve. Opinionit publik më së shumti i ra në sy klipi i VMRO-DPMNE-së “Drejtohu Maqedoni”. Te disa klipi shkaktoi edhe kreativitet – klipi i parë zgjedhor i DPMNE-së…. për kurriz të përkulur, blini kosmodisk… Duket pak e çuditshme, por funksionon…. Disa të tjerë thonë se spoti u duket si një “zombi”, por kishte edhe komente për pjesën kur Mickoski e prek dorën e gruas me një fëmijë në karrocë – kjo është pjesa ime më e preferuar… Prej askund vjen, i afrohesh gruas me foshnjë në karrocë dhe në mënyrë të butë ia prek dorën…. Të shkrihesh….  

Klipi i VMRO-DPMNE-së:
-Në vitin 2008 Zoran Zaevi tha – duhet ta përkulim kurrizin. Për vetëm 3 vite plot me pasuksese dhe nënvlerësime, Zaevi dhe Qeveria e tij e bënë atë që e thanë. Ky ishte i vetmi rast kur paralajmëroi diçka dhe e plotësoi. 

Një pjesë e opinionit vlerëson se spoti i tillë me njerëz të përkulur është poshtërues për personat me handikap dhe se përcjell porosi të keqe. Shoqata “Hendikep Plus”, reagoi me kumtesë, në të cilën thuhet se momenti me njerëzit e përkulur është ofendim direkt ndaj personave me handikap.

“Hendikep Plus”:
-Në klipin parazgjedhor të partisë VMRO-DPMNE-së të quajtur “Drejtohu Maqedoni” njëri prej interpretimeve të përmbajtjes së klipit direkt ka të bëjë me mundësinë që personat të cilët kanë nevoja të veçanta të shfaqen në kontekst poshtërues, në pozitë të degraduar dhe fyes kundrejt të gjithë të tjerëve.

Krahasimi nga qeverisja e Nikolla Gruevskit me gjendjet aktuale, është shfrytëzuar në spotin  e LSDM-së me porosi – Në çfarë vendi doni të jetoni? Në profilin e tyre në Fejsbuk, numërohen edhe ditët deri në datën e zgjedhjeve.

Por, në fushatë bëhen edhe gafe… në vend “mundemi”, thuhet “nuk mundemi”.

Në shumicën e video-klipeve të BDI-së nuk është respektuar obligimi ligjor – të mos marrin pjesë fëmijët. TV21 e “mjegulloi” identitetin e fëmijëve, por në spotin origjinal fytyrat e tyre shihen qartë. Ndaj kësaj reagoi Agjencia për Media, prej ku thanë se kanë regjistruar se në disa televizione transmetohen klipe në të cilat ka fëmijë.

ASHMAA:
-Agjencia konstatoi se shumë televizione, në kundërshtim me Nenin 6, Paragrafin 3 të Kodit Zgjedhor, transmeton reklamim të paguar politik në të cilin marrin pjesë edhe të mitur. Rikujtojmë se për përmbajtjen e reklamimit të paguar politik, përgjegjësia bie mbi porositësit, por radiodifuzerët janë të përgjegjshëm për ligjshmërinë e transmetimit të tij.

Tani për tani, Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa ende nuk kanë promovuar klip parazgjedhor. Ata sonte janë në Tetovë ku do të mbajnë konferencë promovuese, në të cilën do t’i prezantojnë kandidatët për deputetë.