Klintoni dyshon se Trampi ka pasur bisedë telefonike me Putinin para trazirave në Kapitol Hill

TË FUNDIT

Ish-sekretarja e shtetit të SHBA-së Hilari Klintoni dyshon në Donald Trampin  se ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putinin para trazirave në Uashington.

Zbulimin e bëri në bisedën e saj me kryetaren e Dhomës Përfaqësuese të SHBA-së, Nensi Pelosi në nënkastin “Unë dhe ti të dy”.

“Në katër vitet e fundit mësuam shumë për sistemin tonë të menaxhimit me një president i cili e përbuz demokracinë”, tha Hilari Klinton.

Ajo theksoi se do të donte të dëgjojë regjistrime nga bisedat telefonike të Trampit që të zbulojë nëse ai ka biseduar me Putinin në ditën kur ka hyrë Kapitol Hill.

Klintoni e dha deklaratën pasi Pelosi tha se trazirat më 6 janar në Uashington janë “dhuratë për Putinin”. Klintoni paralajmëroi formimin e një komisioni të posaçëm në Kongres për hetimin e lidhjeve të mundshme midis Trampit dhe Putinit.

Hetimi nevojitet që të ndihmojë në sanimin e dëmit të bërë të “sigurisë kombëtare” dhe të parandalohet mundësia që “marioneta” sërish të bëhet president i SHBA-së, bëri thirrje Klintoni./MIA