Pas rritjes së rasteve pozitive, kryesisht në Tetovë, Gostivar, Kumanovë dhe Kërçovë, është rritur edhe nevoja për shtretër spitalor.
Repartet infektive në këto qytete janë drejt mbushjes, ndërkaq siç njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe janë duke u aktivizuar edhe qendrat Covid të tjera.
“Klinika infektive në Shkup po mbushet. Tani po aktivizohen edhe qendra Covid të tjera. Sistemi është i përgatitur. Mjekët janë të gatshëm për ekipe në rotacion, kështu që jemi gati të presim trysninë nga kjo valë. Analiza ka treguar se numri është dukshëm i lartë veçanërisht në qytetet ku përqindja e popullsisë së vaksinuar është i ulët. Rreth 20% deri në 23% në Kumanovë, Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë. Këtu në Ohër ka rreth 50% të vaksinuar dhe për momentin ka më pak se 10 pacientë të cilët janë të hospitalizuar”, tha Filipçe në Manastir, transmeton TV21.
Ka bërë thirrje që të vaksinohen qytetarët, pasi siç tha analiza ka treguar se vaksina është efikase.
“Kjo është dëshmi se vaksina është e sigurt dhe se ata qytetarë nuk ka asnjëlloj komplikimi dhe se dukshëm është efikase”, tha Filipçe.
Ka ngritur alarmin edhe për përkeqësim të situatës, pasi siç tha, rritja e rasteve pozitive është duke u zhvilluar me një dinamikë të përshpejtuar.
LEXO: Filipçe: Situata mund të jetë më të vërtetë kritike
