Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji informon pacientët se objekti po punon pa probleme edhe në kushte të COVID-19, për shkak të specifikës së sëmundjeve malinje.
Pacientët që marrin kimioterapi dhe imunoterapi duhet të paraqiten në terminet e rregullta që i kanë, ashtu si edhe pacientët e radioterapisë. Në të njëjtën kohë, rekomandohet që ilaçet të merret nga një anëtar i familjes së pacientit.
Këshilla për pacientët në kushte me COVID-19
– Pacientët duhet të mbajnë maskë dhe doreza kur hyjnë në ambientet e klinikës, dhe nëse nuk kanë maskë dhe doreza, ato do të pajisen nga klinika.
– Nëse ata kanë temperaturë, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje mos të vijnë në kontrollin e caktuar, për kimioterapi ose terapi me rrezatim në klinikë, por le të telefonojnë mjekun amë dhe ta informojnë atë për gjendjen e tyre.
– Pacientët duhet të mbajnë një distancë prej të paktën 1.5 metra nga pacientët e tjerë që janë në dhomën e pritjes derisa qëndrojnë në dhomën e pritjes.
– Pacientët dhe shoqëruesit e tyre nuk duhet të hyjnë në hapësirat e klinikës pa u thirrur.
– Të informojë stafin mjekësor që janë të përfshirë direkt në ofrimin e kujdesit onkologjik nëse ata kanë një rast të njohur në afërsi të tyre pozitiv me COVID-19.
Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji gjithashtu ofron mbështetje psikologjike për pacientët me sëmundje onkologjike, për të cilën mund të kontaktoni numrat e telefonit në vijim:
- Doktor nga IPSH KU për radioterapi dhe onkologji, në periudhën nga 10:00 deri në 12:00 në numrin 078 / 364-629
- Kryetarja e Odës së Psikologëve, Mirjana Jovanovska-Stojanovska nga ora 12:00 – 17:00 në numrin 070 / 233-453
- Psikologia Aleksandra Stefanovska nga 15:00 – 18:00 në 071 / 218-050
- Psikologia Elena Gjorgjevska nga 17:00 – 20:00, në numrin 078 / 494-973
