BE-ja nuk e dënoi Britaninë e Madhe me marrëveshjen tregtare dhe arriti që ti mbrojë interesat e saj, deklaroi sekretari shtetëror për Çështje Evropiane në Ministrinë franceze të Evropës dhe Punëve të Jashtme, Kleman Bon.
Bon për televizionin francez LCI deklaroi se Britania e Madhe vetë është dënuar kur ka votuar për largim nga BE-ja.
Britania e Madhe sonte zyrtarisht do ta lëshojë BE-në, pas 48 viteve lidhje me projektin evropian./MIA
